Emra të shqiptarëve nga Maqedonia gjenden në listat me
emrat e personave që kanë
llogari të fshehta ose "Of shore", ka deklaruar për "Lajm" gazetari slloven Bllazh
Zgaga.
"Nuk jam i sigurt, por në bazë të disa emrave që i kam parë gjatë shfletimit të disa dokumenteve deri tani, më duket se ka edhe emra të shqiptarëve. Megjithatë bëhet fjalë për shumë dokumente të cilat duhet të kontrollohen. Kini edhe pak durim. Brenda disa javëve do të dalim me emra dhe të dhëna më konkrete", u shpreh
Zgaga.
Ai nuk mund të flasë nëse në këto lista gjenden edhe shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova. "Materialet për Shqipërinë dhe Kosovën i kontrollojnë kolegë tjerë", tha shkurt
Zgaga.
Analistët shqiptarë në Maqedoni vlerësojnë se
emrat që do të dalin për Maqedoninë do të tregojnë një ndërlidhje interesante mes komunitetit të biznesit dhe partive
politike.
"Mendoj se këto dokumente do të shpalosin rrugën e parave të pista, parasëgjithash të politikanëve në Maqedoni. Do të zbulohen politikanët me numër, 1, 2, 3 e kështu me radhë, të cilët kanë marrë shuma të majme duke lobuar në mënyrë të fshehtë për interesa të ndryshme ekonomike", thotë për "Lajm" drejtori i portalit Almakos, Semi Mehmeti.
Ai shton se në "llogaritë bankare off-shore" dyshohet se më shumë mund të kenë depozituar para politikanët sesa biznesmenët. "Politikanët janë ata që e fshehin burimin e parasë, pasi nuk kanë burim, ndërsa bisnesmenët i paraqesin paratë e tyre dhe e kanë burimin, biznesin me të cilin merren", thekson Mehmeti.
Analisti Edmond Ademi thotë se publikimi i emrave të personave që kanë
llogari të fshehta bankare do të tronditë edhe skenën
politike.
"Besoj se ka edhe shumë emra të politikanëve , sepse vetë gazetari që ka punuar në këtë storje ka thënë se do të dalin shumë emra të politikanëve Mund të ketë edhe tronditje
politike, varësisht nga
emrat që do të dalin. Nëse dalin emra të politikës aktuale, besoj se do të ketë tronditje të madhe
politike. Gjithçka varet nga
emrat dhe niveli i atyre që janë pjesë e kësaj skeme, gjegjëishst pasurimit në shqipnë të qytetarëve", thotë analisti Ademi.
Sipas Ligjeve të Maqedonisë është e ndaluar personat juridik dhe personat fizikë të posedojnë
llogari personale jashtë vendit, me përjashtim të rasteve kur ato kanë investime të drejpërdrejta, megjithatë bankat janë private.
Para pak kohësh persona të panjohur u kanë transmetuar mediave ndërkombëtare të dhëna mbi praktikat e bizneseve në të ashtuquajturat oazat e taksave. Këto të dhëna flasin për rreth 130 mijë persona nga mbi 170 vende të botës.
Një burim anonim ka krijuar mundësinë për të parë të dhëna nga 2,5 milionë dokumente, njoftojnë gazeta gjermane "Süddeutsche Zeitung" dhe radio-televizioni, Norddeutsche Rundfunk. Këto dy media janë marrësit ekskluzivë të materialeve delikate në Gjermani. Gazetarë nga 46 vende në të gjithë botën kanë marrë të drejtën t'i shikojnë këto të dhëna.
Dokumentat tregojnë se cilat janë rrugët sekrete për të fshehur jashtë vendit pasuri të mëdha, në mënyrë që të shpëtohen nga taksimi i autoriteteve fiskale. Mes tyre bëjnë pjesë firmat që kanë vetëm një kuti postare në një vend, me të cilat evazorët fiskalë mund të fshehin gjurmët e bizneseve të tyre. /albeu.com/
Shtuar më 10/04/2013,
ora 10:54