Policia siguron objektin e gjykatës, ku mbahet seanca për Almirin
Pjesëtarët e organeve të sigurimit janë duke e siguruar objektin e Gjykatës Themelore në Kumanovë ku do të mbahet seanca gjyqësore në të cilën do të jepet fjala përfundimtare për rastin e Almir Aliut.

Sot ora 14 në gjykatën ThemeloreKumanovës, do të shpallet aktgjykimi për rastin e “Almirit”.

Rasti në fjalë është përcjellë me shumë protesta.

Opinioni ka dënuar rikualifikimin e lëndës, sipas së cilës kryerësi i veprës e ka kryer vrasjen pa paramendim. Në Kumanovë situatë është e qetë në pritje të vendimit të gjykatës, port e qytetarët shqiptarë mbretëron nervozizëm për shkak të rikualifikimit të veprës nga “vrasje” në “aksident”. Për momentin nuk vërehen forca të shtuara policore në qytet.


Shtuar më 05/04/2018, ora 13:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori