Policia në aksion, arrestohen balerina të klubeve të natës në Bogovinë
Pëlqej
Gjithësej 9 persona, katër nga Shqipëria dhe pesë nga Maqedonia janë arrestuar nga policia në aksionin e natës së mbrëmshme në disa lokacione në Bogovinë.

Zëdhënësi i MPB në Tetovë ka informuar se në objekt kanë qenë disa shtetase shqiptare nga 26 deri në 41 vjet të cilat kanë punuar si këngëtare dhe valltare si dhe një mashkull.

Ato janë arrestuar dhe dërguar në policinë e Tetovës e më pas janë dhënë tek organet përkatëse për krim, emigracion dhe të huaj.

Ndërkohë që policia informon se është arrestuar edhe pronari i lokalit, derisa zëdhënësi Josifovski ka thënë se kontrolli në Bogovinë është pjesë e aktiviteteve për zbulimin dhe sanksionimin e shtetasve të huaj të cilët pa njoftur qëndrojnë në Maqedoni.
Shtuar më 02/09/2017, ora 12:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori