Policia maqedonase në kërkim të 26 të dyshuarve për terrorizëm
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë është vënë në kërkim të 26 shtetasve të tjerë të dyshuar për pjesëmarrje në luftërat e ISIS në Siri dhe Irak.

Ata janë në arrati që prej fillimit të operacionit "Celula" javën e shkuar ku u arrestuan edhe 10 persona.

Mes të arrestuarëve është edhe Rexhep Memishi, imam në xhaminë Tutunsuz në Shkup, e cila sipas MPB-së, ishte jashtë juridiksionit të Bashkësisë Islame të Maqedonisë. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2015, ora 10:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori