Lajm i hidhur për Juven, Pogba po i nënshtrohet operacionit, ja sa pritet të mungojë

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, po i nënshtrohet një operacioni në këtë moment. Lajmi u raportua nga Giovanni Guardala në mikrofonat e Sky Sport 24. Pas tentativave të fundit të bëra sot, në të cilat francezi tentoi të bënte një punë me topin, së bashku me stafin mjekësor mori këtë vendim.

Ndalesa do të zgjatet dhe mund ta mbajë lojtarin jashtë fushës për gjashtë javë. Sidoqoftë, koha e saktë e rikuperimit do të përcaktohet më vonë. Pak çaste para fillimit të ndeshjes së Champions League mes Paris Saint Germain dhe Juventusit, ka mbërritur lajmi i hidhur që mund të ndikojë në të ardhmen e skuadrës së drejtuar nga Massimiliano Allegri.

Koha e pritshme e rikuperimit për këtë operacion është afërsisht 40-60 ditë. /albeu.com/


Shtuar 5.09.2022 19:34