Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar të marrë në pronësi veturën "
Hummer" të
biznesmenit nga Kumanova, Bajrush
Sejdiu, shkruan "Zhurnal".
Policia tashmë ka vënë në përdorim një "
Hummer" tjetër të
konfiskuar, të cilin do ta përdorin forcat speciale të policisë maqedonase, "Alfa".
Hummer-i ishte
konfiskuar bashkë me pasuri të tjera, gjatë aksionit për arrestimin e
biznesmenit Sejdiu, i cili tashmë po vuan dënimin me burg prej 12 vitesh për veprat "pastrim parash dhe keqpërdorim detyre". /albeu.com/.
Shtuar më 07/06/2012,
ora 16:42