Policia konfirmon rastin në Lisec
Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka konfirmuar nw trysnitë e mundshme në një nga vendovotimet në Lisec të Tetovës qw një i punësuar në polici kishte bërë ndaj qytetarëve shqiptarë.

“Kemi njohuri për rastin në Lisec. Për momentin nuk dimë se për cilin person bëhet fjalë, por me gjasë që me detaje të dalim pas gjysmë orë.

Por nëse ka ndodhur një gjë e tillë nga i punësuar i ynë në detyrë, ai me siguri do shkarkohet?!”, tha për “Zhurnal” zëdhënësi i SPB të Tetovës, Marjan Josifovski.

Ndryshëm po nga burime policore u mësua se personi i apostrofuar ka agjituar për kandidatin e PDSH-së, në garë për këtë komunë, Sadi Bexheti.


Në një vendvotim në fshatin Lisec të Tetovës thuhet se një polic i uniformuar ( i përkatësisë shqiptare) ushtron presion ndaj qytetarëve për të votuar kandidatin e PDSH-së për këtë komunë, Sadi Bexheti, mëson jo zyrtarisht “Zhurnal” nga burime policore.

Polici i uniformuar në vend që të ruajë rendin dhe qetësinë ai po bën presion ndaj qytetarëve me qëllim që të votohet Bexheti. Polici që është i nacionalitetit shqiptar me detyrë në MPB, qytetarët e keqtrajtuar menjëherë e kanë denoncuar në polici e cila është duke marrë masa disiplinore kundër tij”, thonë burime policore.

Në rundin e dytë zgjedhor në Tetovë në garë janë Teuta Arifi e BDI-së dhe Sadi Bexheti i PDSH-së. Në rrethin e parë Arifi kishte diferencë prej afër 4 mijë vota karshi kundërkandidatit të PDSH-së. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2013, ora 16:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori