Policia gjermane kërkon shtetasin e Maqedonisë të dyshuar për terrorizëm (VIDEO)
Policia gjermane po ndjek një shtetas të Maqedonisë, i cili po rekruton luftëtarë për ISIS. Kështu shrkuajnë sot mediat gjermane duke theksuar se policia ka bastisur tetë objekte banimi në Berlin, që dyshohet se ishin përdorur nga kjo celulë.

Udhëheqës i grupit dyshohet një shtetas maroken i moshës 51 vjeç, që dyshohet për gjitha organizimet dhe dërgimin e vullnetarëve për të luftuar në radhët e ISIS kundër regjimit të Bashar al Assad. Por, për shtetasin e Maqedonisë thuhet se gjendet në Siri, dhe se atje ai dyshohet se ka shkuar me një grup të luftëtarëve.

Shtetasi i Maqedonisë thuhet se ka lindur në Gjermani, por ka pasaportë maqedonase.

Zëdhënësi i policisë së Berlinit, Shtefan Redlih, është shprehur se nuk duan të publikojnë emrin për shkak të hetimeve. Policia gjermane dyshon se grupi po përgatiste sulme terroriste edhe në Gjermani. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2015, ora 09:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori