Policia gjen provë të rëndësishme në shtëpinë e sulmuesit të Ziadin Selës
Policia e Maqedonisë, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike mbrëmë ka bastisur shtëpinë e sulmuesve të Ziadin Selës në ditën e përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill.

Gjatë bastisjes, policia në shtëpinë e personit 68 vjeçar me iniciale C.GJ ka gjetur atlete të cilat kanë pasur shenja gjaku, tesha me gjak dhe tre telefona celularë që dyshohet se kanë qenë mjet komunikimi në ditën kur kanë ushtruar dhunë mbi Ziadin Selën. Këto mjete janë konfiskuar për t’u hetuar dhe për t’u përdorur si prova për pjesmarrje në dhunë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Përveç C.GJ (68 vjeç) dhe djalit të tij K.GJ (39 vjeç) policia ka ndaluar edhe tre persona tjerë të cilët për momentin janë arrestuar.

Shtuar më 17/10/2017, ora 11:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori