Inspektorët nga
policia financiare kanë sot hyrë në
Klinikat për hematologji dhe reumatologji dhe në Agjencinë për barna, me qëllim kontrollin mbi furnizimiet e fundit për
barnat Mabtera e cila në vend që të vinte drejtëpërdrejtë nga prodhuesi është sjellë paralelisht nga një tjetër importues.
Nga
policia financiare kanë thënë se hetimi ka nisur pas ankesave të disa pacientëve të cilët janë ankuar për
barnat që kanë pranuar.
"Kemi marrë ankesa për import paralel dhe kjo do të vërtetohet nëse bëhet fjalë për
barnat origjinal, kemi hyrë edhe në
klinikat që të vërtetojmë nëse kanë certifikatë për kualitet dhe licenca tjera, por kjo do të zgjasë sepse jemi në gjysëm të rrugës", thonë nga
policia financiare. /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2018,
ora 21:09