Do të bëheni për “ujë të ftohtë” kur të mësoni sa fiton vetëm në një ditë, Chiara Ferragni

Siç të gjithë e dini Chiara Ferragni është një blogere, biznesmene, stiliste dhe modele italiane e cila ka bashkëpunuar me markat më në zë të modës dhe bukurisë përmes blogut të saj “The Blonde Salad”. Në shtator 2017, Ferragni u rendit e para në listën e Forbes si “Top Fashion Influencers”. Le të përpiqemi të kuptojmë se si ka ardhur evolimi i saj për të arritur deri këtu. Gruaja dhe influencuesja më e famshme në Itali ishte bërë markë edhe para martesës me këngëtarin e famshëm italian Fedez.

Por tashmë të dy kanë krijuar një markë të vërtetë “Ferragnez”. Dhe rreth tyre Amazon së fundmi ka publikuar një serial ku vihet në skenë përditshmëria e çiftit dhe fëmijëve të tyre Leone dhe Vittoria. Ky fakt do të mjaftonte për të treguar suksesin e një marke që forcohet çdo vit dhe që nuk ka nevojë për marka të veçanta, slogane, por thjesht një emër dhe një mbiemër, Chiara Ferragni, që ka mjaftuar për të tërhequr të gjithë ndjekësit dhe klientët.

Por mos u habisni kur t’ju tregojmë se sa është rroga e Chiara Ferragni-t. Në lista të hapura të llogaritjeve të të ardhurave që kanë disa nga personazhet VIP, më të famshëm dhe më të pasur në showbizit, këto janë të dhënat për fitimet e blogeres. Fitimet vjetore të bukuroshet italiane arrijnë shumën 19.2 milionë euro, fitimet mujore arrijnë shumën 1.5 milionë euro, fitimet javore arrijnë shumën 370 mijë euro dhe fitimet ditore arrijnë shumë 73 mijë euro.

Ferragni së fundmi ka treguar përmes Tik Tok fillimet e historisë së dashurisë me partnerin e saj, Fedez. Pasi zbuloi foton e parë nga e cila njohu burrin që do të bëhej bashkëshorti i saj i ardhshëm, sipërmarrësja kujtoi momentin e takimit të parë, mesazhet e para, e shumë detaje të tjera të njohjes së tyre nga fundi i 2015-ës deri në fillim 2016. Takimi i parë i “Ferragnez”-it daton në dhjetor 2015.