E FUNDIT/ Bie nga 20 metra lartësi, humb jetën nëna e dy fëmijëve
Policia e Ohrit dhe Strugës në aksion për kapjen e vrasësit të Bojkut
Sekretariati i Punëve të Brendshme në Ohër dhe Policia e Strugës">Strugës kanë ndërmarrë masa intensive për gjetjen e autorit të vrasjes së djeshme të Dilaver Bojkut, i njohur si Leku.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 17 në restorantin e tij “Akva Blu” në Strugë.

Bojku është dërguar në repartin e kirurgjisë në Spitalin e përgjithshëm të Strugës">Strugës pa ndjenja, nga ana e ekipit mjekësor i është dhënë ndihma e nevojshme por pas reanimacionit të pasuksesshëm “është konstatuar vdekja nga plagët e marra nga armë zjarri”, thuhet në njoftimin e SPB-së në Ohër.

“Në vendin e ngjarjes janë kryer veprimet kriminalistiko-teknike nën udhëheqjen e prokurorit public të Prokurorisë Themelore në Strugë, në bashkëveprim me pjestarët e ekipeve policore.

Me atë rast është konstatuar se vepra penale është kryer ne terasën e restorantit “Akva Blu”, ku ka qënë ulur tashmë i ndjeri Dilaver B. Në afërsi të tij është afruar tani për tani personi-mashkull i panjohur, i cili ka drejtuar armën-revolen në drejtim të kokës, ka shkrepur dhe i ka shkaktuar plagë në kokë në pjesën e regjionit temporal nga ana e djathtë dhe e majtë. Pas kësaj, personi i panjohur me vrap është larguar nga restoranti, duke ikur rrugës “Partizanska”.

Pas kryesit të veprës janë lëshuar dy veta për ta kapur, por ai ka shtënë dy herë edhe në drejtim të tyre dhe ata kanë hequr dorë nga ndjekja. Me urdhëresë të prokurorit publik të Prokurorisë Themelore në Strugë, trupi i pajetë është dorëzuar për obdukcion ekipit mjekoligjor”, thuhet në njoftimin e SPB-së në Ohër, ku nuk jepen hollësi për zbardhejn e rastit.
Shtuar më 15/08/2017, ora 15:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori