Policia e Maqedonisë mbërrin në Sarandë, patrullime të përbashkëta me policinë shqiptare
Policia e Maqedonisë do të jetë krah për krah policisë së Shqipërisë në rajonin e Sarandës.

Grupi i parë tashmë ka arritur në Shqipëri.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë drejtori i policisë së komunikacionit të Shqipërisë, Mitat Tola, duke shtuar se policia shqiptare tashmë është në Ohër dhe në një pjesë të Strugës.

Policët e Maqedonisë qëndrojnë në Sarandë pasi që një numër i madh turistës nga Maqedonia e vizitojnë bregdetin jugor të Shqipërisë.

Tashmë tetë vite me radhë, në Shqipëri patrullojnë edhe policët e Kosovës, të angazhuar për kontrolle komunikacioni në rajonin Durrës-Kukës-Morinë. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2017, ora 09:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori