Policia: Çfarë ndodhi në Luboten
Policia financiare është deklaruar sot lidhur me aksionin policor në Luboten të Shkupit.

“Për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale, trafikim me mallra me akcizë dhe mashtrim doganor, Drejtoria e Policisë Financiare në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, zbaton aksion për kontroll të të njëjtës”, thekson komunikata e Policisë Financiare.

Nga kjo drejtori thonë se në interes të hetimit nuk mund të shpërndajë më shumë informacione me opinionin, por kërkon prej banorëve të Lubotenit që të lejojnë policinë ta kryejë hetimin i cili është në interes të luftimit të kontrabandës, përcjellë INA.

“Presim bashkëpunim dhe mirëkuptim nga qytetarët në rajonet ku po zhvillohen aktivitetet, pasi janë në interes të zbardhjes së rastit”, thonë nga Policia Financiare. Në orët e hershme të mëngjesit forca të mëdha policore ndërhyn në fshatin Luboten disa kilometra larg Shkupit, në kërkim të duhanit dhe ndalimit të disa banorëve.
Shtuar më 25/06/2019, ora 11:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori