Policia arreston personin që sulmoi deputetin Milevski
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski mbrëmjen e djeshme deklaroi se është arrestuar personi i cili e ka sulmuar deputetin dhe liderin e Partisë Liberale Demokratike (PLD), Goran Milevski.

Ai theksoi se bëhet fjalë për personin P.V. nga Shkupi i cili është i njohur edhe më parë nga policia.

“E dini që kishte sulm ndaj deputetit dhe liderit të PLD-së, Goran Milevski. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit. Ne e kemi identifikuar personin. MPB e ka konfirmuar identitetin. Personi është arrestuar në stacionin policor dhe në pajtim me rregullat e Prokurorisë Publike do të veprohet edhe më tej”, tha Spasovski.


Shtuar më 04/04/2018, ora 11:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori