Policia arreston nëntë persona në Veles
Policia e Maqedonisë ka arrestuar nëntë persona në rajonin e Komunës së Velesit. Avokatë, gjykatës, ish-gjykatës, prokurorë dhe një gazetarë janë profesionet e të arrestuarve.

Sipas burimeve jo zyrtare, ata janë ndaluar pasi kanë zbuluar identitetin e një dëshmitari të mbrojtur për rastin e lidhur me një vrasje në fshatin OresheVelesit.

Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk ka informuar në mënyrë zyrtare për aksionin e ndërmarrë nga policia, por ka paralajmëruar për një konferencë më të gjerë. /albeu.com/
Shtuar më 28/05/2013, ora 12:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori