Ndalimi i përdorimit të qeseve plastike, sot nis aplikimi i gjobave deri në 1.5 milionë lekë për qytetarët dhe bizneset

Që prej 1 qershorit është ndaluar përdorimi i të gjitha qeseve plastike në vend. Ndërsa sot nis aplikimi i gjobave për prodhuesit apo importuesit e tyre.

Në nenin 62 të ligjit parashikohet që çdo person që qese hedh në treg, prodhon dhe importon qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme dënohet me gjobë me vlerën 500,000 lekë dhe i sekuestrohen qeset. Për përsëritësit e shkeljeve masa e gjobës është 1,5 mln lekë. për personat e dënuar me gjobë me 1,5 mln lekë që konstaotohet që hedhin në treg, prodhojnë apo importojnë qeset njëpërdorimshme u rivokohet leja apo licenca.

Kujtojmë se ndalimi është vetëm për qeset njëpërdorimshëm me trashësi deri në 70 mikronë nga secila anë me kapacitet mbajtës jo më pak se 10 kg dhe me përmasa jo më pak se 50 cm gjatësia dhe 24 cm gjerësia, pa përfshirë gjerësinë e palosjes./albeu.com