Policia arreston 5 pakistanezë
Në kufirin Maqedoni-Greqi policia ka arrestuar pesë shtetas pakistanez. Ata janë ndaluar në vendkalimin kufitar Bogorodicë.

Sipas policisë kufitare, emigrantët u zbuluan rreth orës 19.45 tek lokaliteti “Separacioni”, derisa ilegalisht po hynin nga territori grek në Maqedoni.

Ata menjëherë janë ndaluar dhe dërguar në qendrën e azilitShkup. MPB bëri të ditur se në bazë të marrëveshjeve ndërkufitare dhe të azilit, shtetasit pakistanez si emigrantë ilegal së shpejti do ti dorëzohen autoriteteve greke. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2013, ora 17:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori