Policia, aksion kundër botës së krimit
Policia ka vazhduar të pastrojë nëntokën kriminele maqedonase në pjesën lindore të Maqedonisë. Pas aksioneve të kryera me sukses në Koçani dhe në Vinicë, operacioni i ashtuquajtur “Detonator” ka vazhduar që t’i dridhë kësaj radhe kriminelët e rajonit të Kriva Pallankës, raporton Zhurnal.

Mbrëmë në këtë qytet policia ka kryer disa kontrolle, ku ka gjetur një numër të madh të aparatëve të pokerit dhe ruletëve elektronik. Deri më tani nuk ka detaje se cilët persona janë arrestuar. Informacione më të detajuara pritet që Minitria e Punëve të Brëndshme ti bëjë publike gjatë ditës në vazhdim.

Policia e Maqedonisë para 6 ditësh arrestoi 23 persona që dyshoheshin për vepra kriminale, në mesin e tyre edhe burri i një deputete të partisë në pushtet VMRO-DPMNE. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2012, ora 11:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori