Takimi me delegacionin amerikan, Basha ndan fotot: SHBA, partneri strategjik i PD-së

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka ndarë në “Twitter” disa foto nga takimi me delegacionin amerikan.

Basha shkruan se me ta ka diskutuar për korrupsionin dhe masakrën zgjedhore në Shqipëri si dhe për situatën në Kosovë e rajo. Gjithashtu lideriu demokrat shkruan se SHBA është partner kryesor strategjik i tij dhe i PD-së.

“Kënaqësi të mirëprisja delegacionin e Kongresit amerikan dhe ambasadoren e SHBA-ve në Shëipëri, Yuri Kim dhe t’u shprehja mirënjohjen time dhe të PD për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA i kanë dhënë kombit shqiptar.

Ndava me ta shqetësimin tonë për situatën në Shqipëri, nivelin e lartë të korrupsionit, masakrën zgjedhore dhe lidhjet e politikës me krimin.

Diskutuam edhe për situatën në Kosovë dhe rajon. Mbyllja sa më e shpejtë e bisedimeve Kosovë-Serbi me njohjen reciproke, do t’i shërbente paqes dhe stabilitetit në rajon, që sot mbetet i brishtë.

Ritheksova se për mua dhe PD-në, SHBA janë partneri ynë strategjik dhe bashkëpunimi sa më i ngushtë ekonomik, politik dhe në fushën e sigurisë është prioritet kryesor i yni”, shkruan Basha./albeu.com


Shtuar 15.10.2021 08:49