Polici aksidenton fëmijën 9-vjeçar
Me automjetin e punës, një polic ka aksidentuar një fëmijë nëntë vjeçar në Manastir duke i shkaktuar plagë të rënda.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në orën 13:55 në Manastir në udhëkryqin e rrugës Vasko Kasangelevski dhe Partizanska, kur T.M (45), i punësuar si polic në SPB të Manastirit ka goditur me makinën e punës të tipit Craisler fëmijën 9-vjeçar me inicialet D.N, shkruan Zhurnal.

Në këtë fatkeqësi fëmiu është lënduar rëndë dhe ka pësuar frakturë në këmbë dhe prerje në kokë, ku është dërguar dhe mabjtur për shërim në spitalin e qytetit.

Ndaj policit është zhvilluar test i alkoolit, ku është treguar se ai nuk ka qenë nën ndikimin e tij.

Polica është duke zhvilluar hetime të hollësishme në zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 30/04/2012, ora 14:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori