Polica në aksion, dhjetra persona përfundojnë në pranga
Një operacion policor i nisur në orët e para të mëngjesit ka rezultuar deri tani me 8 të arrestuar.

Sipas informatave jo zyrtare, operacioni ka pasur në fokus luftën kundër drogës, trafikut të saj, fenomenit të fajdeve dhe kamatave si dhe krimit në përgjithësi.

Operacioni, sipas burimeve tona, ka qenë i shtrirë në rajonin e Sarajit, Negotinë e deri në Strugë.

Nga të dhënat, 6 prej të ndaluarve janë nga rajoni i Shkupit, ndërsa 1 nga Negotina dhe 1 nga Struga.

Operacioni pritet të vazhdojë në kuadër të luftës ndaj trafikut dhe përdorimit të lëndëve narkotike, edhe në ditët në vijim.

Deri tani nuk ka informacione zyrtare mbi detajet, por burimet tona theksojnë se policia do të përdor grusht të fortë ndaj këtyre fenomeneve.
Shtuar më 05/07/2018, ora 19:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori