Poetët nga Kosova e Shqipëria: Pas orës letrare, drejtoresha e BDI-së na çoi në qebaptore
Hapja e Sheshit Skënderbeu në Shkup u prit me manifestime të mëdha ku nuk munguan kritikat dhe situatat e pazakonta.

Por nga i gjithë organizimi, poetëve nga Shqipëria dhe Kosova u ka bërë përshtypje vendi ku hëngrën darkë pas orës letrare.

“Në kuadër të manifestimeve pati edhe një Orë Letrare. Kur më ftuan kisha përshtypje se bëhet fjalë për manifestim serioz, sepse ishte theksuar në ftesë që poezitë të cilat di t’i recitojmë duhet të kenë karakter kombëtar.

Mirëpo sapo arrita në Shkup e vërejta që bëhet fjalë për organizim fallso, sikurse ishte fallso mozaiku i stilit komunist me figura kombëtare i vendosur në Sheshin Skënderbeu. Kulmi u arrit kur pas orës letrare drejtoresha Sermine Purrini na dërgoi për darkë në qebaptore. U habitëm ne gjithë që ishim nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Jo që jam snobiste, mirëpo disa gjëra kanë rendin e tyre”, ka deklaruar një poete nga Shqipëria për IMA.

Ajo thotë se pas darkës së dështuar në qebaptore dhe pasi janë përshëndetur me organizatorët, shumica e poetëve që kanë marë pjesë në orën letrare, kanë shkuar te restoranti Tivoli për një darkë konform rastit.
Shtuar më 05/09/2017, ora 14:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori