Podgorcë, zhduket busti i Goce Dellçev
Zhduket busti i Goce Dellçev në fshatin Podgorcë të Strugës. Ky lajm, shpejt është përhapur në Strugë dhe rrethinat e saj, ku është njoftuar edhe policia për ngjarjen e ndodhur.

Busti prej mermeri, është zhdukur në mënyrë misterioze dhe për këtë është heshtur disa ditë, përkundër faktit se ndokush e ka "strehuar" në ambientet e shkollës së fshatit që mban të njëjtin emër, ku ndodhet edhe tani.

Në Podgorcë, që është bërë e mirënjohur me problemin e shkaktuar me paralelet me mësim në gjuhën shqipe, mbahet manifestimi kulturor "Ditët e Goces", që sivjet shënon jubileun e 40-të dhe zhduket busti prej bronze i rëndë mbi 100 kg në mënyrë misterioze, duke mos bërë të ditur se ku ndodhet dhe kush e ka marrë, njofton INA.

Kryetari i Këshillit të manifestimit kulturor "Ditët e Goces", Vlatko Plushkoski, nuk ka pranuar të deklarohet para gazetarëve, por ka theksuar se busti nuk ka qenë mirë i ankoruar dhe ka lëvizur nga vendi, që ka pas nevojë për intervenim dhe ankorim dhe fiksim të duhur.

Se si ka përfunduar busti i Goces në ambientet e shkollës që mban emrin e tij, askush nuk "di asgjë"!? As të punësuarit në shkollën e fshatit, e as fshatarët, ndërsa drejtori i shkollës së Podgorcës ishte i pakapshëm për gazetarët.

Podgorca, me afro 3 mijë banorë, fshat multietnik dhe multifetar, mbi 600 shqiptar, gati po aq turq, 300 maqedonas dhe të tjerë, nuk ka qenë i përmendur për implikime dhe incidente ndërnacionale dhe ndërfetare, deri në hapjen e paraleleve me mësim në gjuhën shqipe dhe bashkëjetesa ka qenë në nivel të kënaqshëm.

Se kush dëshiron të provokojë, të nxitë dhe prishë marrëdhëniet ndërnacionale dhe ndërfetare në Podgorcë me ngjarje të këtilla si me rastin e "strehimit misterioz" të bustit, përgjigje duhet të japin organet zyrtare.
Shtuar më 05/10/2012, ora 11:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori