Po vizitohet nga miliona besimtarë, çfarë ka brenda mureve të Qabes (FOTO LAJM)

Pëlqej
Qabeja është një ndërtesë mijëra vjeçare ne qytetin e Mekës, rreth së cilës sillen myslimanët gjatë Haxhit.

Meka është vendlindja e Profetit Muhamed dhe pikënisja e Islamit ku për herë të parë, Profetit të myslimanëve i erdhi shpallja Hyjnore.

Të gjithë e kemi parë nga afër apo nga larg, por çfarë ka brenda kësaj godine?

Bëhet fjalë për një sipërfaqe 180 metra katrorë. Aty ndodhen tri shtylla prej druri, të cilat mbajnë tavanin e saj.

Ato janë rreth 1 360 vjet të vjetra. Midis tri shtyllave, ndodhet një shtyllë tjetër në të cilin qëndrojnë të varura dhuratat e Qabes.

Dyshemeja e Qabes është e punuar me mermer.

Shumica e tij është e bardhë, dhe një pjesë më e vogël është me ngjyrë, raporton Albeu.com.

Muret e brendshme të Qabes, gjithashtu, janë bërë me mermer me ngjyra dhe të dekoruar.

Pjesa e brendshme është e mbuluar me një perde mëndafshi me ngjyrë të kuqe.

Ajo ka tekst me ngjyrë të bardhë të qëndisur ku janë disa nga emrat e Zotit.

Brenda Qabesë janë tetë gurë të dekoruar me kaligrafi arabe duke përdorur dorëshkrimin “Thuluth” dhe një gur të dekoruar po me kaligrafi arabe duke përdorur shkrimin “kufik”.

Ndiqni fotogalerinë tonë që të njiheni më nga afër me pamjen e Qabes në Mekë. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2018, ora 14:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori