Po ndodh tani, mos e humbisni eklipsin Hënës!
Ka filluar eklipsi i hënës kështu që mos hezitoni të dilni jashtë të bëheni dëshmitarë të këtij fenomeni!

Një eklips i plotë i Hënës bashkë me “super-hënën” po ndodhin natën e sotme.

“Ky është një kombinim që nuk është parë që nga viti 1982 dhe s’do të përsëritet deri në vitin 2033”, njoftoi agjencia kozmike amerikane NASA.

“Super-hëna” ndodh kur Hëna e plotë, ose Hëna e re, gjenden në pikën më të afërt me tokën. Megjithëse sërish bëhet fjalë për një largësi prej 350 mijë kilometra, Hëna do të duket më e madhe dhe më e ndritshme se zakonisht.

Eklipsi i plotë i Hënës do të zgjasë më shumë se një orë dhe do të jetë i dukshëm, nëse lejojnë kushtet meteorologjike nga Amerika Veriore dhe Jugore, Evropa, Afrika dhe Azia perëndimore. /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2017, ora 20:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori