Milan nuk ndalet në merkato, transferon lojtarin e Barcelonës

Janë orët e fundit deri në mbylljen zyrtare të merkatos, teksa lëvizjet nuk do mungojnë me lojtarët që mund të ndryshojnë ambient në moment të fundit.

I tillë është edhe rasti i Sergio Dest, i cili ka vendosure të ndërrojë ambient, ndërsa ka zgjedhur t’i bashkohet kampionëve të Serie A.

Lojtari i Barcelonës do të huazohet deri në fund të sezonit te Milan, me këta të fundit që do të kenë shansin të blejë kartonin për 20 milionë euro.

Dest do të udhëtojë për në Milano për të nënshkruar kontratën me klubin e tij të ri./ h.ll/albeu.com


Shtuar 1.09.2022 10:21