Plomp: Nuk ka më kohë, të formohet qeveria e re!
Ambasadori i Hollandës në Maqedoni Vauter Plomp, ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e eurokomisarit Johanes Han, se nuk ka kohë për të humbur lidhur me formimin e qeverisë së re në Maqedoni.

"Lidhur me ngjarjet e fundit dhe negociatat për formimin e Qeverisë së re, mund vetëm ta përsëris qëndrimin e eurokomisarit Johanes Han, e ai është se nuk ka kohë për të humbur. Në të njëjtën kohë mund të them se kjo varet vetëm nga partitë dhe se është në duart e politikanëve", tha ambasadori holandez.

Holanda, tha ai, shpreson që Maqedonia të ketë qeveri e cila tërësisht do t'i përkushtohet reformave.

"Dhe jo vetëm reforma, gjithsesi, një nga punët më të rëndësishme në të cilat qeveria e re duhet të përkushtohet, është përgjegjësia dhe llogaridhënia.

Kur flasim për llogaridhënie kjo do të thotë përkrahje nga të gjithë aktorët, si gjykatat, që të mund PSP-ja ta kryejë punën e vet në mënyrë të pavarur", tha Plomp.

Holanda, përkujtoi ai, është përkrahës i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në procesin e të gjitha reformave për anëtarësim të vendit në BE. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2017, ora 12:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori