Kryetari i komunës së Milanos: Nuk më intereson projekti për stadiumin e ri të Milanit dhe Interit

Kryetari i Milanos, Guisepe Sala ka komentuar për projektin për ndërtimin e stadiumit të ri të Milanit dhe Interit në zonën e San SiroAi thotë që as që e ka mendjen tani tek projekti për ndërtimin e këtij stadiumi, përcjell GazetaBlic.

“Ideja që Interi dhe Milani aktualisht kanë prezantuar nuk më mbetet në mendje. As që më intereson, sepse San Siro është i mirë për qytetin. Kjo është një temë që sigurisht që do të jetë përçarëse, sepse në një temë të tillë si futbolli, jo vetëm që jemi të gjithë trajnerë, por si do ta ndajmë atë”, tha kryetari për Radio Due.

Vlen të theksohet se Milani dhe Interi kanë shprehur dëshirën për ndërtimin e një stadiumi gjigant modern në pjesën ku aktualisht ndodhet San Siro, stadiumi legjendar i qytetit të Milanos.


Shtuar 20.05.2020 20:28