Ndeshja Brazil – Argjentinë do të luhet përsëri, dënohen 4 futbollistë

 Ndeshja e vitit të kaluar mes Brazilit dhe Argjentinës e vleshme për për kualifikueset e Katar 2022, u ndërpre pasi policia federale e Brazilitit pushtoi, do të luhet përsëri.

Kujtojmë që ndeshja u ndërpre pas  9 minutash për shkak të pranisë të disa lojtarëve të Premier League. Lojtarët ishin të pranishëm në fushë edhe pse protokolli shëndetësor në Brazil ndalonte hyrjen e njerëzve që vinin nga Anlgia një  javë para sfidës.

Ndeshja do të luhet pa katër lojtarë të Preier League të cilët janë dënuar me dy ndeshje. Emiliano Martinez, Emiliano Buendia, Cristian Romero dhe Giovani Lo Celso nuk do të jenë të pranishëm në këtë ndeshje.

“Komisioni Disiplinor i FIFA-s doli në përfundimin se braktisja e ndeshjes ka ardhur si pasojë e mangësive të ndryshme të palëve të përfshira në përgjegjësitë dhe detyrimet e tyre përkatëse”, thuhet në deklaratën zyrtare të FIFA-së./albeu.com


Shtuar 15.02.2022 09:07