Kërkesat e studentëve të
Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, janë mbështetur ditën e sotme edhe nga studentët aktivistë të Lëvizjes Studentore për "Barazi STUDIM,KRITIKË,VEPRIM" të Prishtinës.
“Rritja e tarifave, teknikalizimi i dijes, rritja e kontrollit dhe censurës nga pushteti janë dukuri që po shkatërrojnë Universitetin dhe jetën universitare edhe në Kosovë si në shumë vende të tjera të botës që udhëhiqen nga sistemi neoliberal. Por,
rezistenca kundër këtyre shtrëngesave përbën edhe kauzat rreth të cilave duhet të bashkohen studentët. Në këtë drejtim, zaptimi i
Universitetit që po bllokohet nga politikat neoliberale është në fakt akt çlirim i
Universitetit. Përvetësim
studentor kundër tjetërsimit”, thuhet në njoftimin dërguar për media nga kjo lëvizje. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2015,
ora 13:30