Plazhet e Strugës mbushen me turistë
Pëlqej
Plazheve të Strugës, buzë liqenit të Ohrit iu janë shtuar shumë turistë këta ditë.

Kjo, edhe për shkak të temperaturave të larta që po mbajnë.

Tani për tani, situata është krejt ndryshe nga se ka qenë muaj më parë, pasi që nuk ka patur pushues edhe për shkak të muajit të Ramazanit.

Plazhet e Strugës, në të shumtën e rasteve kanë filluar të mbushen me pushues nga të gjitha qytetet e Maqedonisë, por ka edhe prej Kosovës dhe Shqipërisë.

Edhe kushtet kanë njohur përmirësim krahasuar me vite më parë. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori