"Platforma shqiptare po e çon Maqedoninë drejt federalizimit"
Pedagogu Ljubomir Cuculovski, gjatë një interviste për "TV Kanal 5", ka thënë se çështjet vitale për Maqedoninë siç janë, ndryshimi i himnit dhe flamurit duhet të bëhen përmes referendumit dhe jo pas dyerve të mbyllura.

Duke folur për Platformën shqiptare, ai gjthashtu ka potencuar se pjesë nga kjo platformë do e çojnë vendin drejt federalizimit.

"Bisedimet jo që zhvillohen pas dyerve të mbyllura, por edhe prapa kokave të mbyllura, që do të thotë se partitë që negocionojnë nuk e dijnë se çfarë pasoja mund të vijnë nga kërkesat e tyre", tha Cuculovski.

Në pyetjet e gazetarit se a mund që kriza politike të shëndërrohet në një krizë ndëretnike, ai tha se kjo është e mundëshme dhe se Maqedonia mund të gjendet në një siç ishte ajo e vitit 2001. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2017, ora 10:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori