Ibra dëmtohet përsëri, humbet sfidën ndaj Interit

Zlatan Ibrahimovic duket se nuk po gjenë qetësi me dëmtimet, pasi këtë herë është shfaqur i pafat përsëri. Sulmuesi suedez është njoftuar se do të mungojë përsëri, dhe këtë herë për të paktën 10 ditë të tjera. Ai ka ende shqetësime në gjurin e tij të djathë, një dëmtim i cili nuk e lejon atë të futet në fushë dhe të ndihmojë ekipin e tij.

Ibra do të mungojë derbin ndaj Interit në Kupën e Italisë që do të luhet në datën 19 prill.

Sulmuesi suedez do të mungojë në një moment shumë të rëndësishëm për Milanin, ku rrugëtimi i fundit për Scudetto është bërë shumë i komplikuar, me Interin dhe Napolin të cilët janë duke i dhënë “gaz”. Por nuk duhet lënë pas edhe Juventus, kur perfomanca e klubit është në rritje./ h.ll/albeu.com


Shtuar 12.04.2022 16:35