Habit kandidati për kryetar komune: Gostivari ka qentë më të bukur në Europë (VIDEO)
Në debatin me Jeta Xharrën mes kandidatëve për kryetar Komune të Gostivarit, gazetarja pati një pyetje edhe për problemin e qenve endacak në Gostivar nga të cilët ka edhe denoncime për sulme dhe pasoja në njerësh, shkruan InfoShqip.

Në pyetjen e saj drejtuar kryetarit aktual Nevzat Bejta, ky i fundit u përgjigj se në Gostivar problemi real janë qentë që importohen nga jasht, a sa u përket kafshëve dhe qenve në përgjithësi, Bejta tha se i don dhe është adhurues i tyre, edhe në Gostivar ka shumë të tjerë si ai.

Vlen të përmendet se fjalimi i bejtës u shoqërua me të qeshura nga publiku, ai pos tjerash, në fund theksoi se qentë e Gostivarit janë më të mirët dhe më të bukurit në Europë.
Shtuar më 06/10/2017, ora 09:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori