Plas pistoleta në dasëm, plagosen dy persona, arrestohet një dasmor
Mbrëmë pas mesnate në fshatin Çajle të Gostivarit, është arrestuar 53 vjeçari B.H, pasi gjatë ahengut familjar që është organizuar në oborrin e shtëpisë së tij, dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri pistoletë, dhe ka plagosur dy gra nga fshati Çajle, H.I, 44 dhe M.M, 35 vjeçe.

Dy grat e lënduara janë dërguar në spitalin e përgjithshëm të Gostivarit Ferid Murat për t`iu dhënë ndihmën e parë.

Nga plagët e mara, njëra nga zonjat është dërguar në Klinikat e Shkupit.
Prokurori Publik dhe SPB Gostivar kanë kryer hetimet në vendin e ngjarjes, ndërsa i privuari nga liria B. H. është arrestuar nga policia.

Sektori i Punëve të brendshme të Gostivarit, tek personi i arrestuar ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, e cila po ashtu është dërguar për ekspertizë të mëtejme.

Shtuar më 03/08/2019, ora 16:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori