“Nëse në krye është Berisha, SHBA-të do të shkrijnë PD-në” ,Spahiu bën deklaratën e fortë

Analisti Kreshnik Spahiu, tha sot se se SHBA-të nuk duan një Parti Demokratike nën drejtimin e Sali Berishës.

Në një intervistë pëe Euronews, Spahiu u shpreh se SHBA-të e kanë bërë të qartë qendrimin ndaj Berishës dhe se kanë në plan që të shkrijnë Partinë Demokratike, nëse në krye të saj do të vazhdojë të jetë Sali Berisha.

“Ata ndihen që janë në prag të asgjesimit, ka një qëndrim të drejtpërdrejt diplomatike dhe zyrtar të SHBA-ve, që kush shkon pas liderit Sali Berisha, njeriut të shpallur “non grata”, do të hajë bar. Kjo është deklarata e ambasadores amerikane, Yuri Kim dhe të dërguarit të SHBA-ve në Ballkan, Escobar. Gjë që përkthehet, që nëse do vazhdohet me drejtimin e Sali Berishës, ose do shkrijmë Partinë Demokratike. Në pushtet nuk vini”, tha Spahiu.

Fillimi i muajit mars pritet ti japë fund sagës për drejtimin e Partisë Demokratike. Pothuaj një vit pasi Enkelejd Alibeaj kërkoi zhbërjen e vendimit Zhukri që riktheu Sali Berishën në selinë blu, gjykata e apelit dha sinjale se sherri i demokrateve për logon dhe vulën e partisë do zgjidhet me date 3 mars.

Treshja e gjyqtarëve e kryesuar nga Elona Mihali dhe anëtarët Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja do vendosin mbi fatin e partisë më të madhe te opozitës vetëm tri dite para se te skadojë afati që partitë politike kane për tu regjistruar ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve si garuese ne betejën e pranverës, duke shmangur ne këtë mënyre skenarin qe Partia Demokratike te rrinte jashtë zgjedhjeve. Kjo do te thotë se nga cilado ane te anoje peshorja e drejtësisë, partia me e madhe e opozitës do këtë mundësinë te regjistrohet si subjekt garues në zgjedhjet e 14 majit.

Prej 25 marsit te vitit 2022, Partia Demokratike ka pronar, ish pronarin e vjetër. Sali Berisha u rikthye ne selinë blu me një vendim te shkalles se pare, vendim që prodhoi një konflikt të paprecedent juridik pas padisë së Enkelejd Alibeaj që kërkoi zhbërjen e vendimit Zhukri, por demokratët priten 12 muaj që gjykata e apelit të caktonte një datë që mund të vendoste paqen mes demokratëve.

Ky vendim i Apelit do të paraprihet nga një tjetër vendimmarrje në ditën e parë të muajit mars, pasi grupimi i drejtuar nga Sali Berisha ka kërkuar çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar në gjykatë dhe njohjen e Kuvendit të stadiumit./albeu.com/


Shtuar 17.02.2023 20:35