Plani serb për Kosovën nuk prek Maqedoninë
Zëdhënësi i qeverisë së Maqedonisë Aleksandër Gjorgjiev ka thënë se çështjet midis Serbisë dhe Kosovës nuk duhet dhe nuk do të kenë reflektime edhe në Maqedoni. Në një deklaratë për Zhurnal, Gjiorgjiev është shprehur se kjo është një çështje që i takon vetëm Beogradit dhe Prishtinës.

"Meqenëse bëhet fjalë për marrëdhënie ndërmjet dy shteteve fqinje të Kosovës dhe Serbisë ne nuk kishim dashur të ndërhymë në punët e tyre. Çështjet e shteteve tjera të pavarura nuk duhet të kenë refleksione negative në Maqedoni. Ne bëjmë gjithçka që është e mundur të sigurojmë zhvillimin e shtetit tonë në mënyrë që të ketë bashkëjetesë ndërmjet qytetarëve. Ajo është puna e tyre, puna e elitës politike të Kosovës dhe Serbisë, ndërsa ne në Maqedoni në çdo mënyrë mundohemi të përmirësojmë jetën e qytetarëve, të zhvillojmë shoqëri multietnike, ta zbatojmë Marrëveshjen kornizë të Ohrit, të sigurojmë zhvillim ekonomik, pra këtu jemi të fokusuar për momentin dhe jo të përzihemi në punët e tjerëve", ka thënë për Zhurnal zëdhënësi i qeverisë së Shkupit.

Shtuar më 04/01/2013, ora 15:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori