Plagosje dhe grabitje në Kumanovë, 19-vjeçarja vetëvritet në Tetovë
Një person me inicialet H.A, 30 vjeç nga Kumanova, ka mbetur i plagosur me plagë të rënda në kraharor nga armë zjarri, njofton Policia e Kumanës. i lënduari është dërguar menjëherë në Qendrën Mjekësore ku është duke luftuar me jetën.

Ndërkohë, rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm është regjistruar një rrëmbim në kazinon "Senator" në rrugën "Tode Mendoll". Dy persona të maskuar janë futur në kazino dhe nën kërcënimin e armëve kanë arritur të marrin plot 8 mijë denarë.

Ndërkohë që në Tetovë, një 19-vjeçare është vetëhedhur nga pallati ku banonte duke gjetur vdekjen e menjëherëshme.


Në rrugë jozyrtare mësohet se 19-vjeçarja ishte me një të njohur në banesë. Natën e kaluar, 1 orë pas mesnate në polici u paraqit një kalimtar i cili raportoi se një femër e zhveshur është hedhur nga ballkoni i apartamentit në katin e katër në rrugën Vidoe Smilevski-Bato.

Për të tre rastet strukturat policire deklarojnë se po punojnë për zbardhjen e plotë të tyre. /albeu.com/
Shtuar më 19/11/2012, ora 14:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori