Plagosi me thikë vëllain pas zënkës, pranga 23-vjeçarit
Një 23-vjeçar nga Tetova është vënë në pranga ditën e sotme, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë vëllain e tij. Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj 23-vjeçarit me inicialeR.E për shkak të dyshimeve se është autor i veprës penale “Tentim për vrasje”.

Sipas policisë së Tetovës, 23-vjeçari, pas një zënke të ndodhur ditën e djeshme në banesën e tij, ka plagosur me thikë në stomak dhe kokë, vëllain e tij me iniciale B.E, 38 vjeç.

Pas arrstimit nga forcat e policisë, 23-vjeçarit i është dhënë masa e paraburgimit prej 30 ditësh. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2015, ora 14:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori