Plagoset rëndë një shqiptarë në Itali
Një 27-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë në Itali, pasi është goditur 5 herë me thikë nga një bashkatdhetar.

Krimi ka ndodhur në një Qender Sociale për të pastrehët, ku një 27-vjeçari ka goditur 5 herë me thikë kuzhine 30 cm bashkatdhetarin, në vazhdën e një grindjeje për motive banale.

Ai është transportuar me urgjencë në spital.

Gjendja e të plagosurit është e rëndë dhe mjekët ende nuk i kanë përcaktuar një prognozë shërimi.

Megjithatë raportohet se i riu do të arrijë t’u mbijetojë plagëve të marra, nderkohë po punohet për zbardhjen e ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 11/06/2017, ora 16:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori