Plagoset një turk në aeroportin e Shkupit
39 vjecari nga Turqia dje është djegur në kokë si pasojë e një goditje nga rryma përderisa ka qenë duke punuar në aeroportin e Shkupit.

Ai menjëherë është dërguar në klinikën Nënë Tereza ku ka marrë trajtimin mjekësor për djegien e shkallës së tretë.

Ekipet e policisë kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.


Shtuar më 20/01/2018, ora 14:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori