Plagoset me thikë një shqiptar në Maqedoni
Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike në Prilep ka ngritur një padi penale kundër 18 vjeçarit me iniciale D.I. nga fshati Sazhdevo, Krushevë, për shkak të dyshimeve, cenim të jetës së njeriut me mjete të rrezikshme.

"Rreth orës 17.30 në qarkun e oborrit të shkollës së mesme komunale “Rilindja” në fshatin Zhitosh, Prilep, është shkaktuar një zënkë verbale dhe rrahje fizike midis të paditurit dhe D.P. ku i padituri me thikë D.P.-së i ka shkaktuar lëndime në trup." thuhet në njoftim.


Shtuar më 22/06/2018, ora 15:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori