Plagoset me thikë një person në Tetovë
Pëlqej
Një 32-vjeçar nga fshati Sedllarcë e Poshtme e Tetovës është goditur me thikë, pas një rrahje në Bërvenicë me një të afërm të tij dhe një personi tjetër të paidentifikuar nga Gjermania.

Sipas MPB-së, i plagosuri fillimisht është dërguar në Spitalin e Tetovës, por për shkak të ashpërisë së plagës, më tej është dërguar për në Qendrën Emergjente të Shkupit.

Policia po punon për rastin, ndërsa ende nuk janë të qarta motivet e ngjarjes. /albeu.com/

Shtuar më 08/08/2014, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori