Plagoset me thikë 20 vjeçari në Çair
Persona të panjohur kanë sulmuar duke e plagosur rëndë një 20 vjeçar në komunën e Çairit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, sipas të dhënave policore është plagosur i riu me iniciale B.A.

Ndërsa ishte duke ecur qetësisht në rrugë është ndalur nga një grup të panjohurish dhe njeri prej tyre e kishte plagosur me thikë në anën e djathtë.

Kështu ka dekalruar 20 vjeçari në polici. Ndërkohë që policia ka nisur punën për kërkimin e të dyshuarve. /albeu.com/
Shtuar më 05/06/2013, ora 11:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori