Plagosen me armë zjarri dy persona në Tetovë
Pëlqej
Një incident i armatosur në Tetovë ka përfunduar me dy persona të plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22.00 në rrugën "Ilindeni" pranë bllokut "MEMA".

Policia e Tetovës ka sqaruar se si pasojë e përplasjes me armë zjarri, kanë mbetur të plagosur dy persona.

Njëri është dërguar për në Spitalin e Tetovës, e ndërsa tjetri për në atë të Shkupit.

Siç mësohet nga dëshmitarët okularë dy të plagosurit ishin ulur në byrektoren “AROMA”, ku janë gjuajtur me armë zjarri nga një person i tretë.

Ky i fundit, pas plagosjes së dyfishtë është larguar me makinë në drejtim të Gostivarit.

Prokuroria e Tetovës po e heton rastin, ka ngritur pistën e mundshme të veprimeve dhe po ashtu po heton të dyshuarin. /albeu.com/


Shtuar më 11/08/2014, ora 09:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori