I vihet tritoli një banese në Durrës
Pjestari i Grupit të Kumanovës rreh në burg dy ish-ministrat e Gruevskit
Një pjesëtar i Grupit të Kumanovës, ka rrahur ish-ministrin e Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë, Mile Janakievski, si dhe atë të Punës dhe Politikës Sociale Spiro Risteski, kanë njoftuar mediat e Maqedonisë.

Burime të kanë konfirmuar se ka ndodhur një kacafytje fizike, por theksojnë se bëhet fjalë për incident të vogël, respektivisht “vetëm shtyrje” të ish-ministrit Janakievski.

“Sa kemi ne informacione, Janakievski nuk është rrahur, por vetëm ka pasë një zënkë verbale dhe kacafytje të vogël fizike, respektivisht shtyrje nga ana e njërit prej të arresttuarëve. Është e vërtetë se bëhet fjalë në këtë rast për një nga pjesëtarët e Grupit të Kumanovës”, kanë thënë për Lajmin burime zyrtare nga burgu i Shutkës,raporton lajm.

Sipas tyre detaje shtesë duhet të japin nga Gjykata themelore Shkup 2, si gjykatë e cila ia ka caktuar paraburgimin Janakievskit.

Zëdhënësi i kësaj gjykate, Dejan Ristovski, deklaroi për portalin se deri në mbarim të orarit të punës në ora 15 e 30, ata nuk kanë marrë ndonjë informacion për incidentin.

“Ndoshta ka arritur te gjykatësi ndonjë informacion i tillë, mirëpo mbetet të ju informojmë gjatë ditës së nesërme”, theksoi Ristovski.

Ndërkohë burime të tjera, sidomos portale në gjuhën maqedonase, kanë informuar se një pjesëtar i Grupit të Kumanovës i paska sulmuar dy ish-ministrat, me ç'rast Janakieskit ia ka thyer dorën, kurse Risteski ka kaluar pa lëndime serioze. Media maqedonas që i publikuan këto informata u referohen anëtarëve të familjes së ish-anëtarëve të kabinetit të Nikolla Gruevskit.

Familjarët e të akuzuarve për “Makfax”, thonë se të dy janë lënduar në një rrahje me të dënuarit e “Lagjes së Trimave”. Të njëjtit thonë se të dy ish-ministrat kanë qenë të përgjakur dhe janë dërguar për kontrolle mjekësore në spitale.

Në një bisedë telefonike me drejtorin e Burgut, Jovica Stojanoviq, thotë vetëm se mundet ta konfirmojë se ka ndodhur incident, por kush dhe si, s’mund të tregojë pasi që, siç thotë ai, rrahja ka ndodhur në repartin e paraburgimit.

Ky portal njofton se deri te Gjykata ka arritur njoftim për incident fizik në Burgun e Shtukës, por nuk tregohet se për çfarë bëhet fjalë.

“Gjykatësi nesër do të shkojë në burg dhe do të shohë se çfarë ka ndodhur”, thotë për Portalb.mk, zëdhënësi i Gjykatës Penale, Dejan Ristovski.

Televizioni Alsat, përcjell informata jozyrtare se sulmi ka ndodhur në oborrin e burgut, derisa të burgosurit kanë qenë duke shëtitur. Zënka verbale ka filluar mes Ristoskit dhe një të burgosuri tjetër. Menjëherë pas zënkës Ristevski dhe i burgosuri tjetër janë dërguar për kontroll në ambulancën e burgut.

Janakieski dhe Ristovski nga mbrëmë gjenden nnë paraburgim 30 ditorë në burgun hetues të Shutkës.


Shtuar më 21/02/2019, ora 17:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori