Pirovska: Qytetarët kanë të drejtën e tyre të protestojnë
Pëlqej
Policia dhe shteti nuk ka të drejtë të prekë asnjë person, vetëm pse ata dalin në protesta për të shprehur pakënaqësitë që kanë.

Kështu është shprehur mbrojtësja e të Drejtave të Njeriut në Maqedoni, Uranija Pirovska.

“Policia dhe shteti nuk kanë të drejtë ta legjitimojnë një grup personash, për atë se ata duan të shprehin pakënaqësinë me protesta”, tha Pirovska.

Sot, pak para 12:00, filloi protesta e paralajmëruar nga Sindikata e Arsimit, ku arsimtarët dhe profesorët e shkollave fillore dhe të mesme, shprehën revoltën për gjendjen në të cilën ndodhet ky sektor.

Anëtarët e sindikatës në Shkup, por edhe në qytete të tjera të Maqedonisë, protestuan për rrogat e tyre, për rregullimin e testit esktern, rrogat si dhe kontrollet e ndryshme nëpër shkolla. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2014, ora 15:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori