Pi ilaçe me shumicë, vdes 16 vjeçarja
Konsumimi në sasi të madhe i ilaçeve dhe tabletave i ka marrë jetën një vajze 16 vjeçare. Policia e Ohrit njofton se 16 vjeçarja nga Dollogozhda e Strugës është dërguar menjëherë në Spitalin e Strugës, por nuk arriti të mbijetoj.

Fatlinda.M ishte nxënëse e shkollës së mesme “Ibrahim Temo” në Strugë. Pas kthimit të saj nga shkolla, ajo ishte mbyllur në dhomën e saj dhe se kishte konsumuar një sasi të madhe të tabletave të ndryshme farmaceutike.

Policia pas ekspertizës së kryer bëri të ditur se në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2013, ora 11:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori