Pezullohet polici që u kap me kokainë në makinë
Polici V.R i cili me date 2 gusht në pikepagesen e Gostivarit gjate kontrollit rutine u kap me tre gram kokaine, është pezulluar sot nga detyra e policit.

Vendimin e njëjte e ka marre sot Ministria për Pune te Brendshme, pas bastisjes qe po ashtu i është bere edhe ne shtëpine e tij ne fshatin Gradec të Vrapcishtit.

Polici në fjalë ka qenë i angazhuar prej disa vitesh ne këtë detyre, ne stacionin policor ne Mavrovë.

Gjate ditës se sotme, ne Rajonin e Pollogut janë arrestuar edhe tre persona te tjerë, kryesisht te rinj, te përfshirë në trafik droge te tipit marijuanë.
Shtuar më 16/08/2019, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori